Shmangia e alkoolit është padyshim një gjë ideale kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj, pasi lejon trupin tuaj të korrë shpërblimet e çdo stërvitje që bëni. Hiqni dorë nga alkooli dhe do të vini re performancë më të mirë të stërvitjes suaj.
Më poshtë po ju rendisim se si alkooli juaj ndikon në rutinën e fitnesit:
-90% e simptomave të hangover-it paraqiten si rezultat i drejtpërdrejtë i dehidrimit. Pra, pasi e keni tepruar me alkoolin, ju nuk i keni bërë asgjë tjetër organizmit tuaj përveçse e keni dehidratuar. Ka më keq se kaq? Sigurisht që jo.
-Nëse alkooli është në organizmin tuaj, rrahjet e zemrës do të rriten më shpejt se zakonisht dhe temperatura e trupit tuaj do të rritet ndjeshëm, duke e bërë stërvtijen tuaj të pakëndshme. Ju gjithashtu do të djersitni më shumë se sa jeni mësuar, gjë që do të dehidratojë më tej trupin tuaj.
Nëse jeni duke pirë, provoni të alternoni pijen tuaj alkoolike me një gotë ujë, e cila nuk do të ndalojë dehidratimin, por do të ndihmojë në lehtësimin e tij.
-Kur pini alkool rregullisht do të bëjë që të keni lodhje të muskujve. Nëse pini vazhdimisht, koha juaj e rikuperimit pas stërvitjes do të jetë e gjatë dhe do të jetë shumë e vështirë të ndërtoni muskuj në përgjithësi.
Falë stresit që alkooli shkakton efekte anësore në sistemin tretës, pasi stomaku dhe zorrët bëhen dembele.





