Stilistja e njohur, Dame Mary Quant ka vdekur në moshën 93-vjeçare.
Dame Mary u vlerësua me popullarizimin e mini-fundeve që ndihmuan në përcaktimin e viteve ’60 Swinging.
Ajo ishte një nga stilistet më të njohura ndërkombëtarisht të modës të shekullit të 20-të dhe një novatore e shquar.
Dame hapi dyqanin e saj të parë Bazaar në Kings Road në 1955 e talenti i saj solli një kontribut unik në modën britanike.
Ish-redaktorja e Vogue, Alexandra Shulman drejtoi homazhet në mediat sociale, duke postuar në Twitter: “RIP Dame Mary Quant. Një lidere e modës, por edhe në sipërmarrjen femërore “.

