Shamitë në kokë janë trendi i ri i kësaj vere. Të vendosura në gjysmën e kokës e të lidhura pas saj, ato do ju japin një pamje moderne dhe freskuese.
Liberta Spahiu ka ndarë zgjedhjen e saj dhe mënyrën se si e ka kombinuar përmes disa fotove.
Edhe më herët shamitë janë kthyer në modë për të kapur flokët bisht.
Megjithatë kësaj here trendi vjen ndryshe, jeni gati ta provoni?

