Me një xhiro të shpejtë në Instagramin e Arbana Osmanit do të kuptoni se veshjet e preferuara të këtij edicioni janë kostumet të ngjyrave të ndryshme.
Nga roza, e verdha, e bardha dhe deri te jeshilja e mbrëmjes së sotme, Arbana ka zgjedhur këtë model kostumi “oversize”, i cili e bën të ndihet edhe shumë komfort mesa duket.
Keni më dyshime se çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj?
Një kostum oversize, ngjyrën zgjidheni vetë!


