Teksa koha kalon xhinsi vjen edhe më shumë në modë. Nëse më herët kishit guxuar deri te xhaketa xhins apo xhinset, tashmë mund ta mendoni të gjithë pamjen tuaj të kombinuar me xhins nga koka te këmbët.
Personazhet e ndryshëm publikë që kanë guxuar me këtë kombinim kanë qenë të shumtë e së fundmi të tilla zgjedhje i kemi parë te Jonida Maliqi apo Kristina Baki.
Nuk ka rëndësi nëse vishni një kostum xhins, një fustanë, apo xhaketë. Diçka është e sigurt se do të bini konsiderueshëm në sy!


