Përmes një postimi ku shihet pranë djalit, Olta Gixhari ka treguar si e ka gjetur kjo e shtunë mbrëma, pa BBV dhe me familjen e saj.
”Gjithë bota ime në një foto ♥️ Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja!
#100MijëEuroshiIm 😂
#SotNominojDorinSeNukIKaBërëMirëFotot”, ka shkruar aktorja.
Gixhari la me dëshirë të plotë shtëpinë e Big Brother Vip të martën, duke arsyetuar se duhet të ishte pranë djalit të saj.

