Çfarë mesazhi fshihej në dronin që Kiara dërgoi për Luizin sonte?

0
172

Mesazhi i parë për Luizin, ka mbërritur mbrëmjen e sotme nga Kiara.
“Të kam zemër. Të dua, Kiara”, është shkruar në dronin që ka fluturuar mbi shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Luizi ka reaguar i surprizuar dhe nuk e ka fshehur lumturinë e një mesazhi të tillë.
Më herët, Luizi i ka kërkuar Kiarës që nëse gjërat jashtë shtëpisë pasi ajo të dalë janë mirë, t’i thotë pikërisht fjalën “Të kam zemër”.

E mesa duket moderatorja e ka çuar mesazhin dhe porosinë e tij në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here