Të gjithë e dinë se një mollë në ditë e mban mjekun larg, por a e dini se lëkura e këtij fruti është gjithashtu e pasur në vitamina shumë të shëndetshme për shëndetin?
Lëkura e mollës mund t’ju ndihmojë konsiderueshëm edhe për lëkurën e fytyrës suaj.
Nëse ndjeni se keni një pamje të lodhur të fytyrës mund ta ndryshoni gjithçka për mirë falë lëkurës së mollës!
Kjo e fundit është e pasur me vitamina, minerale esenciale dhe antioksidantë që luftojnë veprimin e radikaleve të lira.

