Jori Delli është banorja më e re e Big Brother Vip 2 dhe vetëm pak ditë kanë mjaftuar që prezenca e saj të evidentohet qartë në shtëpi.
Ngacmimet e para kanë lindur mes saj, Luizit dhe Kiarës, për të cilën modelja është shprehur me 100% siguri se është xheloze.
Luiz ka vendosur t’i dhurojë një nga kostumet e vetë sportivë teksa nuk i kishin mbërritur ende rrobat, e në një moment në dhomën e qëndrimit vendosi t’i dhurojë edhe një trëndafil.

