Videot e mamit të Gretës dhe Enit janë gjithmonë epike. Reagimet e zonjës Dita shkrijnë gazit gjithë ndjekësit e duket se janë kthyer në më të dashurat për ta.
E fundit ka qenë një video ku zonja Dita ka reaguar përballë disa personave që kanë guxuar me një lojë në lartësi të konsiderueshme.
Reagimin surprizues e ka ndarë Greta e cila nuk i mban dot të qeshurat me komentet e mamasë. E kaq ka mjaftuar që dhe ndjekësit të shkrihen me lot!

