Fotot e Duam në rrjetet sociale kanë qenë gjithmonë të rralla, megjithatë në ditën e lindjes, Miriam Cani ka vendosur të ndajë disa momente të ëmbla me princin e saj, duke shkruar: “Çdo ditë nuk lodhem ta them, sa shumë të dua ❤️
Gezuar ditëlindjen Princi im, buzëqeshja e familjes, gëzimi i jetës tonë”.
Kujtojmë se Miriami dhe Albani i kanë dedikuar të voglit të tyre edhe këngën “Duam”, e cila ka ardhur pak para se ai të vinte në jetë.

