Kënga e Butrint Imerit është vendosur në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Kaq ka mjaftuar që Luizi ta ngacmojë Kiarën duke i thënë: “Posaçërisht për ty”.
Kiara është përpjekur ta evitojë duke i thënë faleminderit, por Luiz ka vazhduar të këmbëngulë me përshëndetjen e tij.
Kujtojmë se që prej nisjes së programit, Luiz ka shprehur hapur pëlqimin për Kiarën, duke u shfaqur shpesh duke folur për të apo duke ju gjendur pranë.

