Viti ka nisur me shënime për veten. Kështu ka ndodhur edhe për këngëtaren Ronela Hajati e cila përmes një fotoje ka treguar se çfarë qëllimesh i ka vënë vetes për këtë Vit të Ri.
“Ronki! Per kete 2023 : Te ka vajtur gjithe jeta duke kritikuar veten, duke mos u kenaqur nga asnje pune e jotja. Asnjehere! Aq shume saqe edhe kur degjon komentet e ketyre ndonjehere pajtohesh e merzitesh se e ke bere mendjen cope. Sot dua ti them vetes: Mos ndrysho kurre sepse shpirtin dhe veprimet me te vogla i shikon zoti! Ronela , je bish zemra ime! ❤️🥹”, ka shkruar këngëtarja.
Komentet e ndryshme në rrjet mund ta kenë bezdisur shpesh Ronelën, por injorimi i tyre është një ndër qëllimet kryesore të 2023.

