Këto bestytni shoqërojnë çdo Vit të Ri

0
181

Bestytnitë për ardhjen e Vitit të Ri nuk kanë munguar asnjëherë! Ka nga ata që i besojnë rreptësisht dhe të tjerë që nuk i  manifestojnë. Megjithatë ne ju sjellim më poshtë disa prej tyre që mund t’i keni dëgjuar deri tani:

lg.php.gif

Mos pastro mbrëmjen përpara Vitit të Ri

Sipas këtij miti, nëse pastroni do të largoni fatin e mirë të gjithë familjes.

Vishni rroba të reja

Nëse vishni rroba të reja, i gjithë viti do të jetë plotë të reja në gardërobën tuaj.

Jo xhepa bosh

Duhet të keni xhepa të mbushur ose kuletë të mbushur që viti të jetë mirë nga ana financiare.

Thuaji “Jo” mishit të bardhë natën e Vitit të Ri

Të gatuash pulë thuhet se sjell probleme monetare gjatë gjithë vitit.

Qëndroju larg maceve që qajnë

Nëse sheh një mace që qan, largohu në krah të kundërt për të mbajtur larg fatin e keq.

Mos qani, mos u mërzisni

Të dyja këto gjendje do t’iu ndjekin në vazhdimësi gjatë vitit, nëse iu shoqërojnë gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Kujdes mos thyeni gjëra

Të thyesh një xham, pjatë apo çfarëdolloj gjeje tjetër do të jetë ters për vazhdimësinë e vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here