Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dafina Zeqiri ka treguar se si ka qenë ky vit për të dhe si shpreson të jetë viti i ardhshëm.
“Viti 2023 shenon plote 16 vite te karrieres tem, po realisht me duken si 8 vjet! Jam jashtezakonisht falenderuese dhe mirenjohese per te gjithe perkrahjen qe i jepni artit, performancave dhe videoklipeve te mia! Falemnderit qe me jepni mundesine ku permes muzikes te ndaj jeten time me ju!
Shpresoj qe viti 2023 te jete me miqesor per te gjithe ne e ne vecanti te ndihmojme ata qe kane nevoje per ndihmen tone sepse shendeti mendor nuk eshte zgjidhje por fakt qe ka nevoje per perkrahje te vazhdueshme 🥂🫶”, ka shkruar Dafina krah postimit duke theksuar vëmendjen te shëndeti mendor!

