Dua Lipa shton pasurinë gjatë 2022-shit

0
203

Pritja për të zhvilluar turin e saj në gjithë botën pas pandemisë COVID-19 e ka shpërblyer këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, fitimet e të cilës kanë parë rritje të madhe përgjatë gjithë 2022-shit, edhe pse ajo nuk ka sjellë projekte të shumta të reja muzikore.

Falë spektakleve të realizuara në katër kontinente, pasuria personale e artistes është rritur me 4 milionë paundë brenda vitit, duke e çuar kështu brandin e saj “Dua Lipa Limitied”, i cili lidhet vetëm me anën muzikore të saj, në 21.6 milionë paundë nga 17.5 që ishte kur u mbyll viti 2021.

Përpos kësaj, Dua ka aksione edhe në kompani të tjera, të cilat kapin vlerën e 11.6 milionë paundëve, por që më së shumti menaxhohen nga babai i saj, Dukagjin Lipa./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here