Faqja zyrtare e “Big Brother Vip Albania” ka ndarë lajmin se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë në karrigen e opinionistit edhe këtë vit, sakaq kanë pohuar se opinionisti tjetër do të zbulohet gjatë spektaklit.
“Pas më shumë se 1 viti ndërprerje, më në fund Big Brother Vip nis edicionin e tij të dytë.
Personazhe të njohur publikë do të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin duke treguar çdo aspekt nga përditshmëtia e tyre.
Në karrigen e opinionistit edhe këtë edicion do të ulet Arbër Hajdari por këtë herë me një bashkëpunëtore të re.
Cila do të jetë ajo? Mbetet për tu zbuluar gjatë spektaklit të sotëm!”, shkruhet në postim./beautyfairalbania.al

