Ju njohim me këpucët më të famshme (dhe prekëse) nga “Sex and The City”

0
193

Këpucët në ngjyrë blu të Manolo Blahniks u bënë një pjesë e rëndësishme e serisë së parë të “…And Just Like That”, vazhdimit të serialit “Sex and The City”. Në serinë e parë të rikthimit të shumëpritur, Sarah Jessica Parker që luan rolin e protagonistes Carrie Bradshaw, shfaqet në një nga skenat e ditës së dasmës teksa bashkëshorti i saj i vesh këpucët Manolo Blahniks.
Ndërsa më tej, në vazhdimësi të serisë, në skenën më të dhimbshme të serialit, Carrie, kthehet nga një event i rëndësishëm dhe sërish e veshur me takat blu, gjen bashkëshortin të shtrirë në tokë, pasi ka pësuar një atak në zemër.

Duke qenë se stili i zonjave të “Sex and The City”, po veçanërisht i Carrie, është më i komentuari, këto taka jo vetëm morën vëmendje po u kthyen në simbolin e këtij momenti prekës./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here