Fakte të reja: Dukesha e Sussex ka marrë shumë kërcënime gjatë kohës që ishte në mbretëri!

0
430

 

Dukesha e Sussex-it, Meghan Marckle ka marrë kërcënime “të neveritshme dhe shumë reale”, ndërsa merrej me punët mbretërore.

Kështu të paktën bëri me dije, Neil Basu, ndihmëskomisioneri i Policisë Metropolitane për “Channel 4 News”.
Princi Harry, i cili u transferua në Kaliforni me bashkëshorten e tij Meghan në vitin 2020, tha vitin e kaluar se nuk ndihej i sigurt kur vizitonte Mbretërinë e Bashkuar.
Çifti kanë folur shpesh për kërcënimet që kanë marrë para se të largoheshin dhe se si kjo ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor.
Që në vitin 2016, pasi çifti doli publikisht për lidhjen e tyre, Princi Harry lëshoi një deklaratë duke sulmuar disa përdorues të mediave sociale për sulmet ndaj Meghan./beautyfairalbania.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here