Me një foto nga skena e “Big Brother Vip”, Sara Hoxha ka treguar se përgatitjet vazhdojnë dhe se shumë shpejt dritat e saj do të ndizen.
“Shumë shpejt ndezim dritat”, ka shkruar Hoxha krah fotos ku duken ambientet e skenës së madhe të spektaklit i cili edhe këtë vit do të vijë të martën dhe të premten mbrëma.
Arbana ka pohuar në llogarinë e saj se kasti i këtij viti është fantastik dhe nga postimet e ndryshme është nënkuptuar se shtëpia më e komentuar në Shqipëri do të ndezë dritat këtë fundvit, pranë Krishtlindjeve./beautyfairalbania.al


