A kishit marrë dedikim më të bukur se ky i Tolgahan për Almedën?

0
196

Ylli i serialeve turke Tolgahan Sayışman dhe bashkëshortja e tij Almeda Abazi ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca këtë puntatë të tretë të “Zemër Luana”.

Mes lojërave dhe intervistave plot humor, ajo që shënjoi mbrëmjen e emisionit ishte përcaktimi i Tolgahan për historinë e tij dhe të Almedës, të cilën duhet ta kthente në një titull libri.

“Ne të dy nuk mund të ndahemi”, pohoi Tolgahan dhe kjo frazë mjaftoi që gjithë salla të emocionohej.

Ndërsa më vonë Tolgahan bëri edhe dedikimin romantik në të cilën i tha Almedës: “Të marrësh një vajzë shqiptare, është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa”.

Kujtojmë se Almeda dhe Tolgahan është një nga dyshet më të dashura për shqiptarët për shkak të çiltërsisë dhe thjeshtësisë së treguar./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here