Këtë të dielë, moderatori dhe autori i “Wake Up”, ka qenë i ftuar në rubrikën “Të bëftë mirë” me Beniandën në ekranin e “Top Channel”.
Teksa ka gatuar së bashku me fëmijët, Blendi nuk i ka shpëtuar as pyetjeve të ndryshme, një prej të cilave ishte se kush ishte moderatorja e preferuar e tij apo cili emision.
Në pamundësi për t’i ndjekur të gjitha formatet, Blendi ka veçuar dy prej kolegëve të tij, Bieta Sulon dhe Xhemi Shehun.
“Bieta Sulo, emisioni që ajo bën në orën 17:00 është dicka shumë e mirë e që më pëlqen”, u shpreh Salaj.
Më tej ai e cilësoi rikthimin e Xhemit në “Portokalli” si një rikthim të ëmbël, duke pohuar se i ka pëlqyer shumë./beautyfairalbania.al

