Home Celebrities Arbana Osmani merr drejtimin e Festivalit të 61 në Radio Televizionin Shqiptar

Arbana Osmani merr drejtimin e Festivalit të 61 në Radio Televizionin Shqiptar

0
Arbana Osmani merr drejtimin e Festivalit të 61 në Radio Televizionin Shqiptar

Përmes disa fotove në Instagramin e saj, Arbana Osmani ka konfirmuar lajmin se këtë vit do të drejtojë festivalin e fundvitit në RTSH.

“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.

-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më me shije në industrinë muzikore.

-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.

-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.

Dhe

Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)

Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.

Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.

Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor❤️”, ka shkruar moderatorja krah postimit i cili u shoqërua me shumë urime.

Kujtojmë se Osmani ka treguar gjithashtu se shumë shpejt do të vijë me “Big Brother Vip” në ekranin e “Top Channel”./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here