Video ku shihej se një e moshuar dhunohej nga infermieret e qendrës së azilit në të cilën jetonte në Pejë ka bërë xhirron e rrjetit. Ndjekësit në rrjetet sociale kanë kërkuar dënimin maksimal për infermieret të cilat sulmonin zonjën dike qeshur.
Sakaq mësohet se gruaja që u dhunua nga një infermiere, është larguar sot nga qendra e të moshuarve, ku qëndronte prej gati një viti.
Ajo është marrë nga familjarët, të cilët nuk kishin dijeni se ndaj të moshuarës ushtrohej dhunë, deri ditën e sotme kur u bë publike videoja.
Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, Anton Rasaj, aksioner ne shoqërinë Orenda, kërkon ndjesë për rastin që ka tronditur publikun dhe thotë se ka pezulluar punonjëset dhe kërkon dënimin e merituar./beautyfairalbania.al

