Përmes një interviste te Aulona Musta, Flor Gjini ka folur publikisht për largimin nga “Top Channel”. Moderatori ka treguar se shkak u bë një kontratë e papërmbushur për të dyja palët.
Ai tregoi se ju propozua edhe “gold room” në “Dancing With The Stars” apo “Fun Club”.
“Unë nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”, u shpreh Flori, duke ironizuar kështu Donaldin dhe Borën.
Gjini tregoi detaje edhe nga raporti me kolegen e tij, Erjona Rusi, e cila ka qenë e ftohtë për shkak të disa gjërave për të cilat nuk binin dakord bashkë dhe faktit se kjo e fundit ka dashur ta drejtojë vetëm emisionin “Shqipëria Live”./beautyfairalbania.al

