Kostume të frikshme, kunguj të ndriçuar dhe fantazma… Këto janë disa simbolet e festës së Halloween që festohet çdo vit më 31 tetor dhe i ka rrënjët tek traditat e vjetra evropiane, e cila filloi me festivalin e lashtë kelt të Samhainit, kur njerëzit do të ndiznin zjarre të mëdha dhe do të vishnin kostume për të shmangur fantazmat.
Megjithatë me kalimin e viteve festa e Halloween duket se ka ndryshuar dhe personazhet janë transformuara edhe në figura popullore të filmave vizatimorë dhe jo vetëm.
Chiara Ferragni zgjodhi të vinte me dy pamje të ndryshme, duke sjellë panoramën e “Toy Store family” së bashku me Fedez dhe fëmijët, e pamjen sexy të Christina Aguilera.

Kendall Jenner zgjodhi të njëjtin personazh si Chiara, e pas kësaj nuk munguan edhe ngatërresat në rrjet mes dy vajzave.
Hailey Bieber zgjodhi një veshje plot lule, duke risjellë veshjen e Laetitia Casta në sfilatën e YSl në 1999.

42 vjeçarja Kim Kardashian vendosi të transformohej si Mystique nga filmi “marvel”, e lyer e gjitha me ngjyrën blu.

Kylie Jenner erdhi si Elvira në postimin e parë të bërë në rrjetet sociale, sakaq ndjekësit janë duke pritur për të parë se çfarë tjetër ka rezervuar ajo.

Ndërsa në Shqipëri, personazhet e njohur zgjodhën figura si Elvira, Dua Lipa apo Britney Spears.

Bora Zemani u shfaq si Elvira në mbrëmjen e Dancing With The Stars të premten mbrëma, Einxhel Shkira risolli kostumin rozë të Dua Lipës, ndërsa motrat Istrefi erdhën si modelet e PlayBoy.
Elvana Gjata vendosi të risjellë një pamje ikonike të Gilit dhe interpretimit të saj të parë të këngës “Xixëllonja’.
Ju cilin prej realizimeve do të provonit?

