I ftuar ditën e sotme në “Euronews” Eduart Grishaj ka zbuluar disa detaje nga projekti i ri konematografik, “Sofia”. Ky projekt do ta sjellë edhe Arbanën pranë publikut si aktore, e në këtë aspekt, Eduarti ka ndarë ca kureshtje.
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla.
Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”, tregoi ai./beautyfairalbania.al

