Ju ndodh që ndonjëherë të mos arrini të zgjidhni ndonjë problem që në dukje mund të jetë i thjeshtë, por që në të vërtetë të krijon vështirësi. Nëse do të dini disa truke të lehta dhe të shpejta, mund të përmirësoni jetën tuaj çdo ditë. “Bright Side” ka mbledhur disa truke të thjeshta që deri më tani keni bërë gabim dhe ka ardhur koha të mësoni mënyrën e duhur.
Mënyra si hani një mollë
Molla duhet të hahet duke filluar nga bisht dhe poshtë. Në këtë mënyrë ju merrni vitaminat e duhura dhe nuk hidhni në mbeturina asnjë pjesë të saj.
Pasta e dhëmbëve
Duke u përpjekur për të kursyer pastën e dhëmbëve, njerëzit në mbarë botën e shtrydhin atë deri në pikën e fundit. Por përsëri një pjesë ngelet brenda. Nëse ju e i bëni pastës një prerje në mes do kurseni më shumë, pasi ashtu mund ta shikoni se sa ka mbetur brenda.
Hekurosja e rrobave
Nëse jeni duke nxituar për të dalë dhe po drejtoni flokët, bëni mirë që edhe rrobat t’i hekurosni me pjastër. Hekuri do ju marrë kohë derisa të nxehet./beautyfairalbania.al

