A janë këto pamje të gjitha përjetimet e Shakirës nga Pique?

0
178

12 orë më parë, Shakira publikoi projektin e shumëpritur “Monotonia” në bashkëpunim me Ozuna.

Klipi duket se është një pasqyrë e përjetimeve të këngëtares pas ndarjes nga Pique dhe tradhëtisë së shumë përfolur.

Në klip këngëtarja shfaqet në një dyqan duke blerë ushqime, ku ndeshet me një dashuri të dikurshme të luajtur nga Ozuna. Pas takimit të tyre Shakira përlotet, ndërsa ai e qëllon drejt e në zemër. Gjatë gjithë videoklipit Shakira kërkon të gjejë një mënyrë për t’u kujdesur për zemrën e saj, edhe pse njerëzit e shkelin atë në rrugë, duke treguar kështu lëndimin e saj.

Shakira e njoftoi projektin e ri me copëza të vogla të këngës që ngjallën menjëherë shumë kureshtje për shkak të ndarjes së shumë komentuar me futbollistin./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here