Ditën e sotme “Kënga Magjike” ka mbushur plot 23 vite që prej ditës së parë që u krijua. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ardit Gjebrea ka ndarë emocionet e një dite të tillë duke pohuar se nuk ia kishte marrë mendja për suksesin e madh të këtij kompeticionini i cili me kalimin e viteve është kthyer në ndërkombëtar.
“Mbushim sot 23 vite!
Në 13 Tetor 1999 deklaruam zyrtarisht lindjen e një Festivali të ri – Kënga Magjike!
Kush do ta mendonte se pas 22 vitesh ne do të kishim një Festival Ndërkombëtar ku do të vinin përfaqësues nga 11 shtete, e mes tyre edhe fitues nga San Remo që atëherë ishte ëndërr e pamundur?!
Po kush do ta mendonte që do garonin artistë Finalistë të Eurosong Contest?!
Po as që e mendonim që të kishim eshe artistë në 100 këngët më të dëgjuara në Billboard të USA.
Sot festojmë dhe është një festë e të gjithëve; artistë shqiptarë, ekipe realizuesish me emra nga më të njohurit në Shqipëri e Kosovë, fansa e dashamirës që e njohin këtë festival edhe më mirë se unë.
Jemi një familje e madhe arti, që në këtë përvjetor themi:
#feeltheenergy”, ka shkruar ai./beautyfairalbania.al

