Pas lajmeve të shumta për ndarjen me Pique, Shakira ka folur së fundmi për revistën “Elle” ku pranoi se po përjetonte periudhën më të errët të jetës.
“Është vërtet e vështirë të flasësh personalisht, sidomos pasi kjo është hera e parë që e kam trajtuar këtë situatë në një intervistë. Kam qëndruar e heshtur dhe thjesht jam përpjekur t’i përpunoj të gjitha. Është e vështirë të flasësh sepse ende po e kaloj”, tha këngëtarja.
Shakira shtoi se ka qenë e kujdesshme për t’i mbrojtur dy fëmijët e saj, Sasha, 7 vjeç dhe Milan, 9 vjeç, nga kaosi që është krijuar, duke shpjeguar se si vëmendja e medias ka qenë “tepër e vështirë” për djemtë e saj. Por me famën që ka, ajo tha se gjetja e qetësisë ndonjëherë mund të duket e pamundur.
“Nuk ka vend ku mund të fshihem prej tyre me fëmijët e mi, përveç shtëpisë sime”, u shpreh Shakira.

