Prej disa kohësh, në rrjet ka qarkulluar lajmi se Leonardo Di Caprio ka hedhur tashmë sytë tek modelja Gigi Hadid.
Mediat e huaja shkruan se Hadid nuk ishte aspak e interesuar për këtë marrëdhënie dhe këtu u duk se ky zjarr u shua pa nisur ende.
Por së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa foto të dyshes e cila është fotografuar në shoqërinë e njëri tjetrit në një festë shumë pranë.
Vetë Leonardo dhe Gigi kanë zgjedhur të mos komentojnë asgjë më shumë nga raporti i tyre.
Kujtojmë se Hadid i dha fund marrëdhënies me Zayn pas një konflikti në të cilin besohet se ka qenë pjesë edhe mamaja e modeles.


