Nëse deri tani keni qenë në mëdyshje se si është martesa, kemi përshtypjen se Marina Vjollca ka dhënë variantin më të saktë të saj.
“Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë dhe tjetri është burri. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, ka shkruar moderatorja krah fotos ku shihet në pushime me Geotarin.
Marina dhe Getoari celebruan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore 5 vite më parë në qytetin e Durrësit. Së fundmi familja Selimi po shijon ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, Marget, për të cilën nuk mungojnë dedikimet më të dashura.

