Beauty Fair Albania është panairi më i madh i bukurisë, i organizuar nga Isida Mollaymeri.
Që prej vitit 2019 ka nisur traditën e përvitshme në Shqipëri duke mbledhur brand-e shumë të njohura të bukurisë në një hapësirë të përbashkët siç është Pallati i Kongreseve.
Edicioni i parë i #BFA u realizua në 2019. Në vitin 2020 pati një pauzë për shkak të situatës së rënduar që u krijua nga pandemia globale, ndërsa në vitin 2021 u rikthye në sheshin Italia.
Beauty Fair Albania do rikthehet sërish në maj të këtij viti në Pallatin e Kongreseve.
Ndërkohë që priten të publikohen datat se kur do të mbahet, mbrëmjen e djeshme është zbuluar imazhi zyrtar i Beauty Fair Albania në këtë edicion të tretë.
Stafi i Beauty Fair Albania ka zgjedhur Paula Mehmetukaj si imazh zyrtar.
Ky është viti i Tirana Youth Capital dhe prandaj Beauty Fair Albania mendoi të vijë nën shkëlqimin e imazheve të reja.
Paula Mehmetukaj përfaqësoi Shqipërinë me plot dinjitet në New York në MISS UNIVERSE.
Për realizimin e fotos së Paula Mehmetukaj për #BFA3 është kujdesur Endrit Mërtiri i cili ka shkrepur foton perfekte.
Ndërsa për look-un e saj kaq glamuroz është kujdesur Sezeri për flokët ndërsa për makeup-in Henri Gjata.
Së shpejti presim të publikohen datat e edicionit të tretë të Beauty Fair Albania, por edhe detajet apo surprizat që stafi i #BFA ka rezervuar për këtë vit.
Ama një gjë është e sigurt: të gjithë ata që duan të gjejnë produktet e duhuara për flokët, fytyrën, apo lëkurën mjafton të bëjnë një xhiro në #BFA dhe nuk do të zhgënjehen.