Nëse doni të bëni një ndryshim të fundit dhe të shpejtë të 2023-it, atëherë ne ju sugjerojmë baluket flutur!
Ky trend shoqëroi gjithë vitin tendencat e stilimeve të flokëve, sakaq shumë emra të njohur e ndryshuan “look-un”.
Luana Vjollca apo Orinda Huta kanë zgjedhur t’i qëndrojnë besnike kësaj prerjeje që jo pak herë të sikletos për formën.
Megjithatë me pak guxim, mund ta provoni edhe ju!






