Wednesday, June 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Si të veproni me flokët e thatë, të cilët nuk rriten?

 

Flokët na sjellin problem të ndryshme herë pas here. Disa të thatë, disa më pak të thatë e të tjerë që na shkaktojnë një scalp të irrituar. Megjithatë ka disa këshilla të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë përmes maskave që mund të përgatisni në kushte shtëpie. Ne jua sjellim ato më poshtë:

– Për flokë të thatë

Ju duhen vetëm:

1 lugë çaji mjaltë, 1 vezë, 1 lugë uthull molle

Kombinojini të treja në një tas të vogël. Mund të dyfishoni ose përgjysmoni sasinë e përbërësve, në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj. Mbajeni maskën për 30-40 minuta.

Për flokë që nuk rriten

Nëse flokët nuk ju rriten aq shpejt sa mikeshave tuaja, provoni këtë maskë dhe mbase do të shikoni ndryshime në vazhdim. Për më tepër, ka aromë fantastike!

Ju duhen sasi të barabarta të kanellës së grirë dhe vajit të kokosit.

Përziejini mirë bashkë dhe aplikoni maskën në rrënjë, duke masazhuar skalpin. Mbajeni për 30-45 minuta. Bëjeni këtë 1 herë në javë.

Për skalp të irrituar

Mbase keni mbajtur gërsheta të lidhur shumë fortë, zgjatime flokësh a diçka tjetër dhe e ndjeni rrënjën dhe gjithë flokët, disi të dëmtuar.

Ju duhet 1 filxhan çaji jeshil, 2 pika vaj mente dhe 1 lugë çaji uthull molle.

Përzieni, masazhoni skalpin dhe mbajeni për 5 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles