Elona Varfi ka shkëlqyer në kopertinën e “L’OFFICIEL CYPRUS”. Shqiptarja ka publikuar disa pjesë të kopertinës së saj në Instagram, duke zbuluar dhe disa nga pozat.
“Sekretet e luksit” është titulluar kopertina e saj, duke e lidhur kështu ngushtë emrin e Elonës me brand-et më luksoze dhe të pëlqyera nga të gjithë.
Varfi ka paraqitur hijshëm në Instagramin e saj të gjithë elegancën e veshjeve apo çantave që bien në sy sapo sheh profilin.
Ajo ka treguar se ka një dashuri të veçantë për brand-et, të cilat prej vitesh i ka në garderobën e saj, duke shijuar maksimalisht atë çfarë syri e sheh dhe e adhuron si më të bukurën.





