Përmes një postimi në Instagram, Endrit Mërtiri ka zbuluar kopertinën e fundit të realizuar, në të cilën ka pozuar Aurela Hoxha për ‘Glamour Bulgaria’.
“Faleminderit për gjithë këtë realizim të bukur të gjithë bashkë. Duke rritur dy fëmijë dhe duke pozuar në të njëjtën kohë, ti je një super vajzë dhe inspirim i vërtetë për të gjithë. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar fotografi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare.
Aurela ka pozuar me veshje klasike dhe sportive duke nxjerrë në pah të gjithë hijeshinë, klasin dhe bukurinë në çdo format në të cilin shfaqet.
Endrit Mërtiri dhe Aurela Hoxha shkëlqejnë “cover-in” e “Glamour”





