Friday, September 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Tetori rozë më kujton…”, nisma e YWCA Albania që vjen në dy data

 

Sa prej jush kanë ushtruar sportin e pilates?
Pilates është një praktikë transformuese që shkon përtej ushtrimeve të thjeshta fizike. Me fokus zhvillimin e një trupi të shëndetshëm dhe trajnimit të pjesëmarrësve për të qenë “tani dhe këtu”, Pilates do na orientojë për tu udhëhequr drejt një jete më të ekuilibruar!

Pas ecjes ë parë të organizuar ditën e djeshme nga ‘YWCA’, në kuadër të tetorit rozë për një fushatë multisportive, data e ardhshme kur do të mund t’i bashkoheni ‘YWCA’.

Më datë 23 tetor fushata intensive e YWCA do të kulmojë me Ecjen Simbolike. Në orën 15:00 të gjithe pjesëmarrësit do të mblidhen sëbashku tek sheshi “Nënë Tereza”, për të marshuar dhe për të treguar solidaritet me gratë që janë duke u përballur me kancerin e gjirit, e për të përçuar mesazhin se nuk janë vetëm!
Në këtë 15 vjetor, YWCA, së bashku me ambasadoren e kauzës, sopranon e mirënjohur znj. Ermonela Jaho do të nderojnë punën e bërë ndër vite nga vullnetarë të shumtë, do të ndajnë arritjet e shënuara deri tani, si dhe do të shpalosin iniciativat e tjera që tregojnë gadishmërinë për të vazhduar punën, me qëllim rritjen e informimit, ndërgjegjësimit, ofrimin e shërbimit psikologjik falas, si dhe krijimin e një grupi mbështetës për gratë me kancer në gji!
Të gjithë bashkë për një kauzë, “Fjongo Rozë më kujton”, ju mirëpret të hënën e 23 tetorit për të përcuar mesazhe force dhe sensibilizimi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles