Me një postim pak minuta më parë, Alketa Vejsiu ka dhënë lajmin se një nga patentat më të suksesshme si X Factor do të rikthehet shumë shpejt në televizion në Tv Klan.
”
X FACTOR ALBANIA IS BACKKKK…❤️
Jemi shume shume te lumtur qe sjellim ne ekran pas disa vitesh mungese kete platforme te jashtezakonshme muzikore qe do te zbuloje talentet e reja ne muzike!
Pas shume vitesh mungese ne ekranet shqiptare te programeve “Talent Show”, po ju presim kudo ndodheni, qe t’ju zbulojme juve, super star-et e rinj te muzikes dhe skenes shqiptare!
”X Factor” eshte nje Produksion Gjigand, eshte nje shkolle e vertete e muzikes dhe e televizionit; talentet trajtohen ne menyren me spektakolare dhe performojne ne finalet e “live show” prane idhujve te tyre, njerez te afirmuar te skenes! X Factor eshte muzike, eshte gezim, eshte show, eshte emocion, eshte gare, eshte energji, eshte mundesi per te transformuar jeten pergjithmone, eshte garanci suksesi per karierren tende artistike, eshte endrra qe behet realitet, eshte “arratisje” nga jeta e zakonshme, dhe integrim i menjehershem ne jeten artistike! Kushdo qe ka nje enderr dhe do qe bota ta njohe e presim te vije ne audicionet e produksionit ne Shkollat e Muzikes ne Qytetet perkatese!
Para 10 Vitesh, qe te sillja Edicionin e Pare te X Factor ne Shqiperi, ishte nje sfide per mua personalisht. Pas kisha forcen e @veragrabocka me te cilen punoj dhe kam ndare endrrat e nje jete prej 24 vitesh! Kete enderr duam ta ndajme me te gjithe ju dhe fuqine Tv Klan qe beson tek forca e Talentit!
Audicionet e Produksionit do te mbahen ne keto data:
– 19 Tetor Shkodra
– 20 Tetor Korça
– 23 Tetor Vlora
– 24 Tetor Durresi
– 25 Tetor Elbasani
– 26 Tetor Prishtina
– 27 Tetor Shkupi
– 31 Tetor Tirana
Presim me padurim tju takojme!
Suksese! 🤍”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se ky spektakël nxit dhe zhvillon të gjithë talentet në muzikë.





