Me disa foto në Instagramin e saj, Bieta Sulo ka treguar se ditën e sotme ka veshur një fustan i cili ka më shumë se 50 vite në garderobën e familjes së saj.
“Me shume se 50 vjecar ky fustan… a e beson dot??????
I veshur nga gjyshja ime, mami Nija e therrisja une, nje grua qe kujdesej shume per paraqitjen e saj. Qepte veshje dhe qendiste vet, ne menyre te jashtezakonshme (veshje me katalog), por ky fustan eshte i blere… “made in Italy” dhe sic thoshte mami Nija “perpiqeshim edhe ne, jemi veshur dhe jemi mbajtur” 😍
E veshi mami im me pas dhe ja ku sot, e inaugurova edhe une ne @tch_ftesene5
Tendenca me e re ne Tik-Tok eshte te rremosh ne dollapin e gjyshes, por me heret se kaq ishte @erjonarusi qe me sfidoi te vishja nje fustan te mamit ne emision, pasi ajo vet e kish bere nje gje te tille @shqiperialive_tch
Jo keq eee? 😘”, ka shkruar moderatorja krah postimit, në të cilin ka vazhduar nismën e Erjona Rusit.
Po ju jeni gati ta provoni?





