Saturday, September 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Uji detox: Një zgjidhje e shëndetshme për barkun e fryrë!

Uji detox është një nga mënyrat më të përhapura që ju jep zgjidhje. Siç është përzierja e ujit me limon apo me xhinnxher. Ne ju zbulojmë disa produkte të tjera që ju mund t’ia shtoni ujit dhe të arrini të sheshoni barkun apo të largoni toksinat nga trupi:

lg.php.gif

Ujë me kastravec dhe kuba akujsh
1 kastravec ka vetëm 34 kalori. Një pije e tillë mund t’ju heq dëshirën për të pirë pije që përmbajnë kimikate.

Ujë me mollë dhe kanellë
Përzieni përbërësit me ujin dhe vendoseni në frigorifer një orë përpara se ta pini.

Ujë me kripë jo të jodizuar
Për këtë duhen 2 lugë të vogla çaji me kripë në një gotë uji të vakët. Rekomandohet të pihet me stomakun bosh.

Ujë me piper të zi
Nëse doni të detoksifikoheni apo të dobësoheni, piperi i zi është një nga pëbërësit që mund të përdorni. Ai parandalon plakjen e parakohshme dhe problemet kardiake.

Ujë me hudhra
Konsumimi i hudhrës ka një rol të fortë në shëndetin e njeriut. Hudhra ndikon në presionin e gjakut, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe detoksifikon trupin.
Për këtë pije duhen dy copa hudhra të prera. Prisni 10 minuta dhe përziejeni me 500 ml ujë. Lërini brenda për të paktën 2 orë./beautyfairalbania.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles