Wednesday, September 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ish- banori i “Big Brother” në takim me kryetarin e bashkisë së Mykonos: Shqiptarët janë intreguar në mënyrë mbreslënëse!

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish- banori i “Big Brother”, Klodian Çela ka ndarë një moment me kryetarin e bashkisë së Mykonos, Kostandinos Koukas.

Duke pohuar se shqiptarët janë integruar në formën më të mirë, në këtë ishull, të cilin e kanë vizituar jo vetëm për pushime, por edhe duke dhënë kontributin e tyre me punë, Çela ka ndarë në disa rreshta komunikimin e kryetarin e bashkisë së ishullit që njihet dhe vizatohet nga e gjithë bota dhe numëron miliona pushues që e zgjedhin çdo vit.

“Sot pata nje takim dhe nje bisede fantastike me kryetarin e bashkise se Mykonos, pa te cilin ishulli nuk do kishte pasur kete zhvillim te shpejte te viteve te fundit! Toleranca mes njerzve , magjia e plazhit fantastik dhe bukurite e natyres nderthuren padyshim me punen e madhe te njerzve aty! Duhet pranuar se shqiptaret jane integruar ne menyre mbreslenese ne ishull dhe po ja dalin me pune dhe sakrifica cdo vit te jene pjese e kesaj magjie!
Faleminderit Konstantinos per mirepritjen! @konstantinos_koukas 🇬🇷🤝🇦🇱”, ka shkruar Klodian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles