Wednesday, September 30, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

10 ushqime të çuditshme, a do t’i provonit?

Përveç ushqimeve pikante që na ka ndodhur të provojmë në ndonjë udhëtim me shokun apo shoqen tonë, ka dhe nga ato ushqime që konsiderohen të çuditshme e madje duhet guxim për t’i provuar. Më poshtë ju sjellim 10 prej tyre, të cilat do ju habisin me siguri sipas “Rough Guides”:

1-Sytë e peshkut tuna

Në Japoni sytë e peshkut tuna hiqen dhe skuqen ose zihen dhe shoqërohen me hudhra apo me salcë. Ato kanë shijen e kallamarëve.

2-Balut në Filipine

Veza e fertilizuar e patës në të cilën embrioni është pjesërisht i zhilluar, është një ushqim tjetër i cuditshëm. Shoqërohet me kripë, speca djegës dhe uthull.

3-Tarantula krokante

Banorët e Kambodias shërbejnë tarantula krokante. Thuhet se ato kanë shijen e gaforreve.

4- Airag në Mongoli

Airag është një lloj birre e çuditshme. Ajo është qumështi i fermentuar i kalit.

5-Veza shekullore në Kinë

Në kinë banorët mbulojnë vezë me qymyr dhe kripë për shumë muaj. Rezultati është një vezë në ngjyrë jeshile të errët dhe vjen era sulfur.

6-Salo në Ukrainë

Shumë sugjerojnë që mishi të konsumohet bashk me dhjamin. Mirëpo ne Ukrainë kanë zgjedhur të konsumojnë vetëm dhjamin. Ata e tymosin dhe e vendosin në një qeli të ftohtë për rreth një vit.

7- Karkalecat në Israel

Israeli ka vuajtur për shumë kohë nga vala e karkalecave që kanë sjellë shumë dëmtime, por ata kanë gjetur një zgjidhje. Tashmë ata i konsumojnë.

Banorët i skuqin dhe mbulojnë në çokollatë.

8-Hakarl në Islandë

Në këtë vend i presin kokën peshkaqenit  dhe i heqin të gjitha organet dhe më pas e mbulojnë me rërë dhe gurë për rreth dy tre muaj. Më pas e presin në thela dhe e thajnë akoma më tepër mishin duke e përgatitur kështu për ta shërbyer.

9-Shirako në Japoni

Shirako do të thotë fëmijë të bardhë, por në fakt i referohet qeseve të spermës së peshkut merluc. Thuhet se kanë shije të ëmbël.

10-Supa e vezëve të milingonave të bardha

Kjo supë është një miks i vezëve të milingonave dhe një pjesë embrioni i milingones së bardhë. Ajo ka shijen e karkalecave të detit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles