Modelja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother Vip 2, Jori Delli duket se ka nisur një romancë me reperin italian, Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma.
Dyshimet mbi lidhjen e modeles me reperin italian i ka shtuar vetë ky i fundit, i cili ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto krah një vajze, por nuk ia ka bërë publike imazhin.
Krah postimit reperi ka vendosur shenjën e infinitit.
Fill pas këtij momenti lajmet e lidhjes së dyshes kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa vetë Jori nuk ka komentuar asnjë prej tyre.





