Pavarësisht nëse je një udhëtar apo një turist me përvojë ose kufizohesh në një udhëtim në vit, nuk ju shpëton nga ‘stresi’ i të bërit gati valixhen. Kjo mund të krijojë kaos dhe nuk dini çfarë të mërrni më parë dhe të gjitha ato gjëra që dëshironi nuk I nxe valixhja. Por sit ë veprojmë në këto raste?
Sido që të jetë, ne jemi këtu për t’ju ofruar një qasje krejtësisht të re për planifikimin dhe paketimin për arratisjen tuaj shumë të merituar.
Siç e kemi theksuar më parë, mënyra e vetme për të lehtësuar stresin para paketimit është të krijoni një strategji, si më poshtë.
• Bëni foto të të gjitha veshjeve tuaja që planifikoni të vishni gjatë pushimeve tuaja. Kjo do të parandalojë paketimin e tepërt dhe në fund do të kursejë hapësirë në valixhen tuaj. Ju gjithashtu do të kurseni kohë në udhëtimin tuaj sepse tashmë i keni planifikuar veshjet tuaja.
• Mbajini të gjitha çantat e tualetit dhe kozmetikës të paketuara, në mënyrë që thjesht t’i kapni dhe të shkoni.
• Parandaloni rrudhosjen e veshjeve duke i rrotulluar në vend që t’i paloseni.
• Për të konsoliduar hapësirën, paketoni sende të vogla si çorape dhe të brendshme në çantat shtesë dhe kapele brenda.
• Paketoni gjërat që dini se do të vishni më vonë gjatë udhëtimit tuaj në fund dhe veshjet që do të vishni së pari në pjesën e sipërme.
• Zgjidhni një skemë ngjyrash—merrni një palë taka në atë ngjyrë dhe një palë të sheshta, më pas mund t’i kombinoni veshjet dhe të përdorni të njëjtat këpucë çdo ditë dhe natë.
• Mund të paketoni rrobat në njërën anë të valixhes dhe të gjitha këpucët dhe çantat në anën tjetër për të qëndruar e organizuar.
• Vishni këpucët tuaja më të rënda në aeroport për të shmangur tarifat e mbipeshës.
• E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e krijimit të një liste paketimi për të bërë përpara udhëtimit tuaj.





