Friday, October 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Vera e “Fjongos Rozë”, po ti çfarë je duke pritur?

Kjo verë vjen me një nga kauzat më të veçanta nga YWCA OF ALBANIA, “Fjongo rozë” e nënkupton shpresën, jetën dhe mbështetjen.

Prej 15 vitesh fjongo rozë ka bërë një rrugëtim të gjatë në ndarjen e informacioneve rreth kancerit të gjirit, rëndësisë së vetëkontrollit dhe kontrolleve të rregullta mjekësore, pasi diagnostikimi i hershëm shpëton jetë! Këshillimi psikologjik online falas për gratë e diagnostikuara me kancer në gji dhe familjarët e tyre që jetojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe diasporë, krijimi i platformës https://fjongoroze.al/, mbështetja e grave me kancer në gji me paketa me produkte ushqimore dhe higjenike, krijimi i një rrjeti me gra të diagnostikuara me kancer në gji që shërben për ndarjen e eksperiencave dhe sfidave, bashkëpunimi me Spitalin Onkologjik në Tiranë, advokimi për të drejtat e grave, ecja ndërgjegjësuese, si dhe hartimi i materialeve informuese janë disa nga aktivitetet e Fjongos Rozë më kujton.

E këtë verë YWCA vjen me iniciativën më të re, që na përfshin të gjithëve… duke e kthyer ngjyrën rozë në ngjyrën e të gjithëve!

Por si mund të kthehet në ngjyrën e të gjithëve? Ne ju ftojmë të bëheni pjesë e fushatës të Fjongo Rozë, duke ndjekur këto hapa:

 

-Realizoni një foto pjesë e të cilës të jetë një objekt me ngjyrë rozë (shall, libër, peshqir, syze, bluzë, lidhëse flokësh, lule, çantë, etj)

-Postojeni në rrjetet sociale me hashtagun: #veraefjongosrozë! #fjongorozëeYWCAmëkujton!

Bëni tag në insta: ywcaalbania dhe në facebook: YWCA of Albania

-Bëni tag dhe ftoni edhe miqtë tuaj që edhe ata të mund të jenë pjesë e Verës së Fjongos Rozë

 

Vera e Fjongos Rozë është një iniciativë e rëndësishme. Foto, mesazhi apo historia juaj shërben si rikujtesë që një grua të shkojë të bëjë mamografinë, që një vajzë të përfitojë nga shërbimi falas psikologjik i YWCA, që një bashkëshort të rrëfejë përballjen me kancerin e gjirit të gruas së tij, që një i ri dhe e re t`i bashkohet si vullnetar kauzës së Fjongos Rozë!

Vera e Fjongos Rozë është çelur nga ambasadorja e Fjongos Rozë më kujton, sopranoja e mirënjohur znj. Ermonela Jaho dhe është përqafuar nga burra dhe gra, djem dhe vajza, nga figura të shumta të botës së medias, artit, politikës, të mbijetuara të kancerit të gjirit, familjarë të tyre, vullnetarë, etj.

Po ti çfarë je duke pritur?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles