Këto ditë janë një makth total me vapën. Edhe pse vishni rroba të lehta, shkoni në plazh, sërish vapa e bën të vështirë të shijoni plotësisht verën. Ju duhet të kuptoni se çfarë të vishni që të mos vuani nga gjithë ajo nxehtësi. Bëhet edhe më e vështirë kur ke një orar të ngarkuar, që do të thotë se duhet të vraposh në një takim pas tjetrit, ndërkohë që të duket sikur po shkrihesh.
Sado që përpiqeni të vishni rroba të rehatshme, flokët tuaj bëhen armik, sepse dëshironi t’i mbani larg fytyrës. A është prerja e flokëve zgjidhja?
Absolutisht jo (vetëm nëse preferoni kështu)! Edhe vapa e tmerrshme nuk do t’ju bëjë t’i shkurtoni flokët. Kjo është arsyeja pse ju do t’i drejtoheni një zgjidhjeje të shpejtë: kapja e flokëve. Por si një person në modë ju nuk dëshironi të ngecni në një bisht të thjeshtë ose një stil klasik të çrregullt. Në vend të kësaj, do të kërkoni opsione të ndryshme dhe shumë prej tyre, kështu që mund të dilni çdo ditë me një stil flokësh të ri.
Këto ditë vazhdimisht po shohim rikthimin e një trendi të famshëm të viteve ’90, modelit të flokëve me të kapura me kapësa.







