Festivali i Filmit po zhvillohet zyrtarisht në Kanë, Francë!
Ky event i përvitshëm i cili shfaq disa nga filmat më të diskutuar të vitit, njihet si një nga ngjarjet më luksoze dhe të njohur në botë e krahasohet me Oscars apo Met Gala për nga rëndësia e pjesëmarrjes dhe “look-ut” në tapetin e kuq.
Si çdo vit edhe kësaj here në festivalin e filmit pati ngjarje apo paraqitje që u përkthyen menjëherë në lajm në mediat e shkruara…
Cate Blanchett u shfaq këmbëzbathur me këtë mesazh për të drejtat e grave në nivel global: “Kjo është për të goditur këdo që qëndron në rrugën e të drejtave të grave,” tha ajo teksa i jepte aktores së filmit “Holy Spider”, Zahra Amir Ebrahimi-t çmimin për një nga artistet më të mira të momentit.
Julia Fox u shfaq me një bluze transparente plastike, duke i lënë vend mjaftueshëm imagjinatës së shikuesve.
Jennifer Lawrence zgjodhi një fustan të kuq kombinuar me një palë shapka të zeza me gisht që u kthyen menjëherë në lajm.
Sakaq edhe shqiptarja e njohur, Dua Lipa mori vemëndjen e gjithë mediave për shkak se në tapetin e kuq konfirmoi dhe historinë e dashurisë me regjisorin greko-frances, Romain Gavras.





