Përdorimi i SPF-së është shumë i rëndësishëm, prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësinë e duhur, sidomos tani në verë.
“Njerëzit me të vërtetë duhet të kuptojnë rëndësinë e riaplikimit të kremit të diellit, çdo ditë,” është shprehur Hutchins ekspertja e trajtimeve anti-age.
Ajo ka shtuar se SPF-ja është aktive vetëm për një periudhe kohe të caktuar, prandaj lind nevoja që ta riaplikoni. Hutchins na thekson duke na rekomanduar qe ta riaplikojmë çdo dy deri në tre orë, dhe më shpesh nëse planifikoni të angazhoheni në aktivitete me intensitet të lartë.
Mos harroni dekoltenë
“Patjetër që duhet të mbani mend se kremin kundër diellit ta përdorni edhe në dekolte për të shmangur rrudhat dhe njollat e errëta me kalimin e kohës. Unë e përdor atë kudo që lëkura ime është vazhdimisht e ekspozuar”, thotë Hutchins.
Lëkura këtu nuk është aq delikate sa fytyra, por padyshim më delikate dhe e prirur ndaj rrudhave se zonat e tjera të trupit, ndaj mos kurseni të përdorni kremin kundër diellit edhe në qafë dhe afër gjoksit.
Edhe duart nuk duhet ti anashkaloni.
Disa ekspertë thonë se duart tona janë të parat që tregojnë moshën tonë të vërtetë, dhe kjo sepse ato janë shumë të prirura ndaj rrezeve të diellit. Është e lehtë të harrosh duart duke mosaplikuar krem dielli edhe pse ato janë më të ekspozuara./beautyfairalbania.al





